-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministria e Tregtisë nis inspektimet për shtrenjtimin e naftës, dyshohet se ka pasur orkestrim

Rekomandime

Pas uljes së çmimit për disa ditë, nafta ka pësuar ngritje të sërishme të çmimit në Kosovë, përkundër faktit që të martën u raportua për rënie të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të avancimit të bisedimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Në lidhje me këtë rritje, ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të cilët kanë thënë se paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit.

- Advertisement -

Kjo ministri kanë thënë së autoritetet po inspektojnë në terren.

“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”.

- Advertisement -

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.

Aktualisht një litër naftë kushton nga 1.59 euro deri në 1.69.

- Advertisement -

Për të ruajtur mundësinë nga çrregullimet në treg, Qeveria e Kosovës ka vendosur marzhë tregtare (çmim maksimal) vetëm për derivatet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare duhet të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit