6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mirena – Dugollit të VV’së: Hala në burg të Pozharevacit ishe kanë mos t’kishin intervenu amerikanët

Rekomandime

Gazetari dhe opinionisti Ilir Mirena i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli i cili me anë të një postimi në Facebookun e tij, tërthorazi i reagoi ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me shkarkimin e Bordit të RTK’së, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në postimin e tij, Mirena e krahason Dugollin me Charles De Gaulle, një ish-president francez me qasje anti-amerikane.

Mirena më tutje në postimin e tij, i thotë Dugollit se vetëm De Gaulle i ka qëndruar kështu karshi amerikanëve.

“Kjo mendje e varfër, krejt ka harru që hala n’burg t’Pozharevacit ish kanë mos t’kishin interventu amerikanët”, ka shkruar Mirena.

- Advertisement -

Deputeti i LVV’së, Enver Dugolli nëpërmjet një postimi në Facebook’un e tij sot tërthorazi i ka replikuar ambasadës së SHBA’ve që e quajtën veprim me justifikim të pamjaftueshëm.

Ai shkroi se qytetarët e Kosovës kanë pritur veprime edhe më të shpejta, por se LVV ka bërë analizë të problemit dhe ka marrë këtë vendim. Madje ai, i thotë ambasadës se ‘janë sovran’ dhe se votojnë mbi bazën e bindjeve.

- Advertisement -

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi. Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar Dugolli

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit