-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Mirësevini në botën e guximshme” – Rusia paralajmëron Evropën pas sanksioneve gjermane

Rekomandime

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Dmitry Medvedev, i është përgjigjur njoftimit të Gjermanisë të martën se do të ndalonte certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror për Evropën.

- Advertisement -

“Kancelari gjerman Olaf Scholz ka lëshuar një urdhër për ndalimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2.

Mirë. Mirë se vini në botën e re të guximshme ku evropianët shumë shpejt do të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, shkroi Medvedev në Twitter.

Më herët të martën, Scholz njoftoi se certifikimi i gazsjellësit Nord Stream 2 do të ndërpritet si përgjigje ndaj veprimeve të Moskës në Ukrainën lindore.

- Advertisement -

“Për sa i përket zhvillimeve të fundit, ne duhet të rivlerësojmë situatën edhe në lidhje me Nord Stream 2.

Duket shumë teknokratike, por është hapi i nevojshëm administrativ për të ndaluar certifikimin e gazsjellësit”, tha Scholz në Berlin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit