1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Misionarët rusë shfrytëzuan shqiptarë naivë e analfabetë

Rekomandime

Shkruan : Ibrahim KADRIU

Si hoxhallarë, mësues, ushtarakë e njerëz që u takojnë agjencive të punësimit, ishin maskuar misionarët rusë që shërbenin në Kosovë.

- Advertisement -

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, nëpërmjet romanit “Misioni rus”, zbërthen faktet historike, duke u shtuar dozën e fiksionit. Në veprën me të cilën ka marrë shpërblimin për romanin më të mirë shqiptar, “Rexhai Surroi”, Kadriu kthehet prapa në kohën kur shqiptarët merrnin shërbime nga njerëz që kishin për qëllim shpërndarjen e ideologjive.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, pas pranimit të shpërblimit, Kadriu ka thënë se gjithmonë e kanë tërhequr temat historike dhe shumë romane të tij e kanë këtë bazë.

Ka treguar se çështja e misionarëve rusë e ka preokupuar qysh kur një i moshuar i kishte treguar se në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren kishte shërbyer për 20 vjet një imam rus.

- Advertisement -

Kazimir Olenko paraqitej si mulla Adnani. E me hyrjen e forcave serbe në Prizren, më 1912, Olenko kishte lënë Xhaminë për të shërbyer në të tjera anë. Kadriu ka thënë se rusët kanë shfrytëzuar naivitetin shqiptar për të shpërndarë ideologji. Sipas autorit të rreth 70 veprave letrare, pasojat e misioneve të tilla vërehen edhe sot.

Ka thënë se tashmë ka fshatra serbësh që nga mënyra se si jetojnë merret vesh se ishin shqiptarë, duke shtuar se qëllimi i misionarëve të tillë ishte që t’i ofronin shqiptarët myslimanë më shumë me serbët dhe t’i largonin nga katolikët. Përmend edhe faktin se në Kosovë nuk ka shqiptarë ortodoksë, edhe pse trevat e kësaj ane i takonin Bizantit.

- Advertisement -

Të gjitha personazhet ruse të librit kanë të paktën edhe nga një emër shqiptar. Ruslan Nikollai në ambientet katolike përdorte emrin Zef Kristi e në ato myslimane, Faruk Myrta. E Tatjana Volovna paraqitej si mësimdhënëse, duke u prezantuar me emrin Emine Brajari. Kadriu tregon se gjatë hulumtimeve rusët i ka hasur gjithkund. Thotë se ata edhe sot janë të pranishëm në Kosovë e sidomos në Mitrovicën e Veriut.

Përshkruan se si historikisht Rusia ka qenë e rreshtuar kundër shqiptarëve. Këtë e dëshmon me mospërkrahjen gjatë Lidhjes së Prizrenit. Kadriu tregon edhe për vrasjen e dy konsujve rusë, ku në rastin e Mitrovicës dorasi quhet Ibrahim ashtu sikurse vetë autori dhe vjen nga po i njëjti fshat..

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit