9.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Mitropoliti Mihailo: Boll ma tregimi se jemi serb, keni kujdes mos mbeteni pashallëku i Beogradit, Kosova e Shqipëria janë fqinjët tanë

Rekomandime

Pushteti në Malin e Zi duhet të ndaloj lojën e demokracisë të bisedoj me Kishën për çështje shtetërore u tha në Cetinje në tryezën e Kishës Ortodokse Malazeze, shkruan “B92”.

“Pushteti duhet të mbroj pavarësinë dhe lirinë e Malit të Zi dhe asnjë interes nuk guxon të vë në pyetje ekzistencën e shtetit“ thuhet aty.

- Advertisement -

Mitropoliti Mihailo ka theksuar :“Miq të dashur fqinj, keni kujdes për Serbinë , republikën Srpska, Vojvodinën që mos të ngushtoheni në pashallëkun e Beogradit. Ndërsa shteti i Kosovës dhe Shqipërisë janë fqinjët tanë”, ka thënë ai për RTCG.

Është e papranueshme që akademik Radovan Radonjiç të deklaroj se objektet e shenjta në Malin e Zi u janë në dispozicion të gjithëve përveç malazezëve.

“Cili komisionin venecian apo ndonjë tjetër ka drejtë të përzihet në gjërat që janë kryekëput malazeze?”, tha ai duke shtuar se është obligim i shtetit të Malit të Zi që pas ripërtëritjes së pavarësisë të bajt autoqefale edhe Kishën.

- Advertisement -

Danilo Burzan ka thënë se” Shteti i Malit të Zi ka lëshuar disa trena dhe pa marr parasysh se nuk janë krijuar kushtet duhet përtërij Kishën pasi me vjet shteti po duron gishtin në sy nga Kisha ortodokse Serbe.

Zharko Gjuroviç nga Kisha ortodokse malazeze ka thënë se “ neve sipas prejardhjes dhe përkatësisë, malazezëve na është bërë mjaft tregimi se jemi serb.

- Advertisement -

Nëse kjo çështje nuk zgjidhet (çështja e Kishës Ortodokse Malazez) atëherë duhet kërkuar përgjegjësi për tradhti të vendit me dorëzimin e një pjese të territorit shtetëror edhe shoqëror një personi juridik të jashtëm , duke shkel ligjin dhe pa konsultim me qytetarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit