8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mjekë e infermierë dalin në pauzë para kohe, e moshuara e sëmurë detyrohet të pres

Rekomandime

Institucionet publike në Kosovë, e sidomos ato të sektorit të shëndetësisë, vazhdimisht janë të kritikuara për neglizhencë në punë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Shtëpinë e Shëndetit, ku një qytetar ankohet se stafi mjekësor dhe ai ndihmës i kësaj qendre, sillet koridoreve dhe i zgjasin pauzat, ndërsa pacientët, edhe të moshuar detyrohen të presin për të marrë shërbimin.

Një person me emrin Mejda Sopjani, e ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, ku ankohet se në Shtëpinë e Shëndetit në Lipjan, nëna e tij ishte detyruar të presë të kontrollohet të mjeku, derisa stafi i kësaj qendre e kishte filluar pauzën 30 minuta para kohe, shkruan reporteri.net.

- Advertisement -


Ai thotë se është mërgimtar, dhe gjatë qëndrimit në Kosovë e kishte pasur nënën për kontroll te mjeku, ku edhe ishte përballur me këtë situatë.

“Shok e dashamir erdha npushim në Kosovë edhe e pata pa qef nanen. E çova ne shtepinë e shendetit ne Lipjan gjys ore ma heret e kan bo pausen se sa osht me rregullore. Veq kqyrne Videon Se si osht tu u punuar ne spitalet tona ne Kosov Ju lutem te gjithve qe ta shperndajn kete Video Qe ne te nderr marrum masa Veq na Mujna me nreq kit Shtet Shok e dashamir Erdha npushim Nkosov edhe e pata pa qef Nanen edhe e qova Ne shtepi e shendetit ne Lipjan Gjys ore maheret e kan bo pausen se sa osht me rregullore Veq kqyrne Videon Se si osht tu u punuar ne spitalet tona ne Kosov Ju lutem te gjithve qe ta shperndajn kete Video Qe ne te nderr marrum masa Veq na Mujna me nreq kit Shtet”, ka shkruar Sopjani në profilin e tij në Facebook, koment të cilin reporteri.net, po e publikon pa ndërhyrje gjuhësore.

Video e shpërndarë nga ky profil, ka arritur të marrë mijëra shpërndarje dhe komente në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit