Nëpër kufijtë e Evropës janë krijuar kolona të gjata nga mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit bashkë me familjarët.
Për ardhjen e tyre ka reaguar edhe mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu.
- Advertisement -
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gërxhaliu ka shkruar se “po vijnë infuzionet”, duke aluduar për remitencat që sjellin.
Ai ka publikuar edhe fotografi nëpër pika kufitare kur shihen kolona të gjata.