6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Mjeku shqiptar: Më 24 gusht do provohet për herë të parë në Itali vaksina anti- COVID

Rekomandime

Më 24 gusht Italia do të aplikojë për herë të parë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur. Lajmi është konfirmuar nga mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci në një intervistë për Report Tv. Ai ka theksuar se duhet pasur shumë kujdes, pasi nëse kjo vaksinë do të ketë 2-3% efekte anësore do të jetë më shumë e dëmshme se efikase.

- Advertisement -

“Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive. E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë”, tha Troci.

Duke u ndalur te terapia me plazmën e pacientëve që kanë kaluar koronavirusin, Troci tha se ajo nuk shëron 100%, por që bëhet më së shumti për ata të prekur që janë në fazën kritike.

“Në Itali që në fillim janë bërë protokollet eksperimentale me plazmën konvaleshente të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin. Kjo terapi u duk si diçka që mund të shëronte 100% pacientët, është e lirë nga ana monetare, por nuk është e sigurt. Është një terapi që bëhet për pacientët që janë në faza kritike. I shërojnë 60-70%. Por ka edhe nga ato pacientë që pavarësisht janë trajtuar nuk kanë arritur të fitojnë betejën. Futja e këtyre antitrupave tek pacienti në mënyrë artificiale është shumë vonë dhe dëmi që ka shkaktuar virusi në ato momente nuk është i mundur të riparohet”, u shpreh Troci.

- Advertisement -

Në shtetin fqinj, ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja përgjatë 24 orëve. Ai ka listuar dy arsye kryesore. Së pari, ka një rritje të të rinjve të infektuar, që sipas Trocit, vjen si pasojë e neglizhencës së tyre dhe së dyti rastet e imprtuara nga jashtë.

“Qytetarët janë ushtarët kryesorë që ndihmojnë shumë në kufizimin e virusit. Rastet e reja që po shikojmë në Itali janë shumë moshë e re. Vihet re që të infektuarit janë edhe turistë që kthehen nga jashtë. E importojne virusin nga jashtë”, përfundoi Troci në Report Tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit