4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mjeku shqiptar: Pse ata në moshë mbi 35 vjeç janë më të mbrojtur prej koronavirusit

Rekomandime

Mjeku epidemiolog, profesor Eduard Kakarriqi, argumenton që në rastin e BCG apo vaksinës së turbekulozit nuk ka antikorpe humorale, sepse BCG jep apo krijon atë që quhet imuniteti i ndërmjetësuar me qeliza (Cell-mediated immunity).

- Advertisement -

Pra, krijon atë imunitet që është bazamenti i imunitetit. Kjo vaksinë ka nisur të aplikohet në vendin tonë që prej vitit 1968, por në raport me pjesën tjetër të popullatës ata në moshë mbi 35 janë më të mbrojtur. Kjo jo pa shkak.

“Nëse marrim moshën mbi 35 vjeç apo 40 vjeç, ata nuk kanë bërë vetëm BCG-në që bëhet në lindje siç bëhet sot, por kanë bërë BCG në lindje, kanë bërë BCG në moshën 1 vjeç, dy vjeç, 6 vjeç, 12 vjeç, 14 vjeç. Pra, kanë bërë 5 apo 6 doza BCG gjatë fëmijërisë së tyre. Të lindurit nga 1974 apo 1975 me siguri që kanë marrë 4 apo 5 doza. Deri në vitin 2000 kanë marr 2 doza. Dhe pas viteve 2000 e deri në momentin që flasim sot, marrim nga një dozë në lindje”, bën me dije profesori.Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (22)

Lidhur me mundësinë e qarkullimit të virusit që prej janarit, profesori thotë se kjo mund të provohet lehtësisht edhe përmes një ankete, ku mund të pyeten individët mbi shqetësimet që kanë pasur. Temperatura e zgjatur, sipas profesorit, nuk është karakteristikë e gripit stinor.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, mungesa e përkufizimit nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19 për pasojë edhe mungesa e kiteve ka bërë që rastet të skedohen, jo si të dyshuar me koronavirus, por si raste gripale. Më poshtë, janë edhe argumentet e dhëna nga profesor Kakarriqi mbi mundësinë e qarkullimit të virusit në fillim të vitit, rrugët e transmetimit dhe rolin që luan vaksina e turbekulozit.

MBI MUNDËSINË E QARKULLIMIT TË VIRUSIT QË NË JANAR

- Advertisement -

“Ka të dhëna anektodike, pra të dhëna që nuk janë të zyrtraizuara, pasi nuk janë marrë mostrat përkatëse, sa kohë nuk ka pasur një përkufizim mbi COVID-19 edhe nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kitet mungonin dhe koronavirusi nuk kishte bërë bujën që do të bënte. Por, përgjatë asaj periudhe, ka pasur raste me temperaturë të zgjatur që nuk është karakteristikë e gripit stinor.

Raste që kanë ndenjur në shtëpi ndoshta dhe me pneumoni që ka zgjatur për një kohë të gjatë apo që kanë pasur vështirësi në frymëmarrje. Kanë qenë këto shenjat e para, të cilat i kam hasur edhe nga përvojat e individëve të ndryshëm, të cilët po ashtu e kanë konfirmuar këtë pas intervistës sime. Kjo do të thotë që ka gjasë që qarkullimi i virusit të ketë filluar në vendin tonë që nga gjysma e dytë e muajit janar.Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (20)

Më pas, nga fundi i muajit shkurt ai mori një potencim të madh për t’u paraqitur në fillim të marsit me rastin e parë të konfirmuar me COVID-19. Një moment negativ është përkufizimi i rastit ose ai që quhet “case definicion”, jo përcaktimi, por përkufizimi. Ky përkufizim i rastit jepet nga OBSH dhe OBSH këtë përkufizim mbi këtë koronavirus, që është SARS COV-2, e ka dhënë vetëm nga fundi i muajit shkurt, diku nga data 27 shkurt. Në këto kushte, shtetet, përfshirë edhe Italinë, kanë operuar pa pasur përkufizimin e rastit.

Kjo do të thotë që mjekët, përfshirë edhe mjekët në vendin tonë nga ana klinike, duke mos pasur kite e kanë pasur të pamundur të përcaktonin apo t’i skedonin si “suspekt COVID-19”, pra si raste të dyshuara me koronavirus dhe jo grip siç është bërë. Shifrat që unë kam dhënë kanë qenë për infeksionet respiratore të rënda, me pneumoni që kanë pasur nevojë për intubim. Shifra që kanë dalë nga Instituti i Shëndetit Publik, në rastet kur tamponi nazofaringal është marr për virus gripi, sepse ISHP nuk posedonte në atë kohë në inventarin e vet kitet për koronavirus. Fakti është ky, që kur kornavirusi në dhjetor u shfaq në Kinë, ne të gjithëve na dukej një gjë e largët.

Dhe kur koronavirusi erdhi në Itali, vetë italianët e nënvlerësuan në mënyrë të tillë që vazhdonte jeta normalisht. Ky nënvlerësim, apo mungesa e distancimit fizik qysh herët, bëri që të ketë një qarkullim në këto përmasa të virusit. Nuk duhet të harrojmë që ne, në mënyrë figurative, mund të them që jemi “bishti i Italisë”, në kuptimin që këmbimet mes vendeve janë të mëdha.

Kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë ardhur prej andej e që kanë ikur siç kanë qenë po ashtu edhe shumë shtetas italianë që kanë udhëtuar për në Itali apo kanë ardhur këtu. Në këto kushte, ekziston probaliteti që virusi të ketë hyrë që në janar. Kjo dëshmohet edhe me faktin që rritja eksponenciale e kurbës gjatë fundit të shkurtit, fillim marsi, e ka bazamentin e vet më herët. Ndaj edhe kurba në gjysmën e dytë të marsit merr një formë pak a shumë të sheshtë me ulje e ngritje. Kjo mund të provohet lehtësisht edhe përmes një ankete ku të pyeten njerëzit për shqetësimet që kanë pasur apo që mund të kenë kaluar simptomatologji gripi”.

RRUGËT E TRANSMETIMIT TË VIRUSIT

“Sa i takon qëndrimit të virusit në ajër për disa orë, janë përsëri gjasa. Për mua nuk janë reale. Për mua ky virus përhapjen e vet e ka sikurse e ka gripi dhe fruthi pra e ka nëpërmjet spërklave. Nëse ndodh të qëndrojë në ajër, sikurse është thënë, lind pyetja pse në avionë që kanë fluturuar përgjatë kësaj periudhë, nuk ka pasur një infektim në masë të individëve? Në gjykimin tim, rruga e transmetimit është nëpërmjet spërklave nga kontaktet e ngushta mes individëve”.

VAKSINA KUNDËR TUBERKULOZIT

“Po, ka një bazament shkencor në këtë mes. Vaksina e turbekulozit apo BCG, ndryshe nga vaksinat e tjera, nuk jep atë që quhet imuniti humoral “mumoral immunity”, pra imuniteti që detektohet apo zbulohet nëpërmjet antikorpeve humorale tumorale që qarkullojnë në gjak e që kapen më pas nëpërmjet testeve të ndryshme serologjike me mostër gjaku.

Në rastin e BCG apo vaksinës së turbekulozit nuk ka antikorpe humorale, sepse BCG jep apo krijon atë që quhet imuniteti i ndërmjetësuar me qeliza (Cell-mediated immunity), ky është edhe termi i saktë. Pra, krijon atë imunitet që është bazamenti i imunitetit. Ky imunitet që varet nga limfocitet T, pra nga kimusi, është bazmaneti i imunitetit human. Është pikërisht ky imunitet që bjerret, ulet pëson rënie natyrore me kalimin e moshës sidomos në sëmundjet e rënda, siç janë sëmundjet malinje apo degjenerative etj.

Nëse ju merrni një individ të moshës 80 vjeç, që ka kaluar fruthin apo është vaksinuar kundër fruthit, në gjakun e tij do të detektoni antikorpet humorale kundrejt fruthit. Ai individ nuk sëmurët më nga fruthi, është i mbrojtur. Ndërsa imunitetit qelizor i tij apo imuniteti i ndërmjetësuar në qeliza që induktohet vetëm nga vaksina BCG, është ai imunitet që mbron mbi të gjitha kundrejt viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.

Kjo mund të jetë arsyeja apo shpjegimi që vendet të cilat kanë aplikuar vaksinën e turbekulozit sikurse është vendi ynë janë më të mbrojtura. Nëse marrim moshën mbi 35 vjeç apo 40 vjeç, ata nuk kanë bërë vetëm BCG-në që bëhet në lindje siç bëhet sot, por kanë bërë BCG në lindje, kanë bërë BCG në moshën 1 vjeç, dy vjeç, 6 vjeç, 12 vjeç, 14 vjeç.

Pra, kanë bërë 5 apo 6 doza BCG gjatë fëmijërisë së tyre. Të lindurit nga 1974 apo 1975 me siguri që kanë marrë 4 apo 5 doza. Deri në vitin 2000, kanë marr 2 doza. Dhe pas viteve 2000 e deri në momentin që flasim sot, marrim nga nje dozë në lindje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit