11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Molliqaj: Kurti S’do të prishet me amerikanë, do t’i mundojë pak, por do të lëshojë pe

Rekomandime

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do t’i prishë marrëdhëniet me zyrtarët amerikanë.

Molliqaj ka parashikuar që Kurti në fund do të dorëzohet dhe do të lëshojë pe përballë kërkesave të tyre, që ditëve të fundit lidhen me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e automjeteve.

- Advertisement -

“Kurti nuk do me lëshu pushtetin, siç mendon shumica. Ai ka tentuar ta mbajë pushtetin me amerikanët, por donte të jetë faktori kryesor. Ky nuk ka me u prishë me amerikanë, përveç nëse amerikanët kanë alternativë short-cut, më të shpejtë me kry këtë punë, atëherë ky ka me dalë jashtë loje”, ka deklaruar Molliqaj në Pressing të T7.

Sipas Molliqajt, faktorët ndërkombëtarë Kurti do t’i mundojë pak, por në fund do t’i pranojë kompromiset duke lëshuar pe.

“Pra, nëse partitë opozitare janë gati me marrë guximin dhe me rrëzu Kurti dhe me bë marrëveshjen, kjo ndodh, përndryshe veç i shtyn, i lodhë e i irriton, por ka me bo kompromise, pra ka me lëshu pe”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Molliqaj ka analizuar strategjinë e Kurtit, i cili sipas tij, në fillim bën kundërshtime rigoroze, për t’u zbutur më pas, duke u dorëzuar para presioneve.

“Po ndodh si në herën e parë, Kurti po do me bo punën qashtu që kur ta shtyn, prapë mos me u dokë kompromis, por me thënë bravo bre se na shpëtove. Tash janë çu krejt duke i thënë hiqet atë regjim, hiqe atë regjim e ai jo s’e heqi, jo s’e heqi, sa që kur e heqë ai nuk po duket kompromis më, as budallaki, por po duket mirë se e bëri”, ka thënë Molliqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit