10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Molliqaj: Kurti thoshte se nuk dorëzon UÇK-në në Hagë, tani emëron dëshmitaren e Speciales Ministre të Jashtme

Rekomandime

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë ishte deputet, ku thoshte se Gjykata Speciale nuk duhej krijuar.

Kurti thoshte se VV nuk do të dorëzonte UCK-në asnjëherë në Hagë.

- Advertisement -

“VV do të jetë në qeverisje nesër. VV është subjekti që nuk do të ju dorëzojë në Gjykatën Speciale, sepse ne nuk e njohim Gjykatën Speciale”, thoshte Kurti atëkohë.

Kësaj video, Molliqaj ia ka lidhur edhe deklaratën e ministres së Jashtme Donika Gërvalla e cila atëherë thoshte se do të dorëzojë materiale në Speciale.

“Po. Kam materiale me shkrim dhe prova”, thoshte ndër të tjera atëherë ajo.

- Advertisement -

Molliqaj ka thënë se tani nuk mund të presim nga qeveria që të mrbojë ish-krerët e UCK-së.

“Si mund të presim interesim për luftëtarët e UÇK-së nga kjo qeveri e cila emëron zv.kryeministre e ministre të jashtme dikënd si Donika Gërvalla e cila ka treguar publikisht që ka deponuar dosje kundër ushtarëve të UÇK-së”, shkruan ai.

- Advertisement -

“Kjo është qeveria Kurti e transformuar nga mosdorëzimi i luftëtarëve në Gjykatë tek dorëzimi i dosjeve kundër tyre”, shtoi Molliqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit