Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për v.asjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet një person që tenton të arratiset, dyshohet se është pikërisht Krivaqa.
Nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt kanë thënë për Telegrafin se dyshohet se në këtë video e cila sipas tyre është bërë dje (të hënën), është i dyshuari të cilin Policia e Kosovës e ka kërkuar mbrëmë në tërë zonën.
Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar mbrëmë policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.
Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur të ikte.