1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Momenti kur policia britanike zbulon ‘fabrikën e kanabisit’ sa një fushë futbolli të kultivuar nga tre shqiptarë

Rekomandime

Tre kultivues të kanabisit janë burgosur pasi një fermë në madhësi të një fushe të futbollit me vlerë prej rreth 1 milion dollarësh u zbulua nga një oficer policie që e “ndjeu erën e tij” ndërsa ishte në patrullë.Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Martin Jobling ishte duke patrulluar, në shkurt, kur ai vuri re një erë të fortë kanabisi që vinte.Ai kontaktoi rreshterin e tij, Warren Sturrock dhe së bashku oficerët u futën aty.

- Advertisement -

Tre shtetasit shqiptarë të arrestuar nga policia në fermën e kanabisit. Fatbardh Selimi, 42, (majtas), Fatlum Alija, 27, (mes), dhe Agim Isufi, 19, (djathtas)Si rezultat, oficerët gjetën shtetasit shqiptarë Fatbardh Selimi, 42 vjeç, Fatlum Alija, 27 vjeç dhe Agim Isufi, 19 vjeç, në fermën brenda një depoje dhe të tre u arrestuan.

Besohet se kultivuesit e kanabisit kishin jetuar në magazinën ku ishte vendosur ferma.Në këtë drejtim, mediat britanike shkruajnë se Policia e Northumbria “çmontoi” fermën e kanabisit që përmbante gati 2,000 bimë plotësisht të pjekura me vlerë rreth 1 milion dollarë.https://www.dailymail.co.uk/news/article-8307723/Three-cannabis-growers-jailed-820-000-drugs-farm-size-FOOTBALL-PITCH-found.html#v-2945028609617774008Kryeinspektori i detektivëve Jamie Pitt vlerësoi oficerët e lagjes.Ai tha: ‘Konfiskimi i kësaj ferme kanabisi ka shkaktuar humbje për atë që ishte qartë puna e një grupi të krimit të organizuar dhe kjo është për shkak të punës së palodhur dhe profesionalizmit të ekipit policor të lagjes’.Siç thuhet më tej, oficerët në patrullë kanë vërejtur erën e fortë ndërsa ishin në patrullë, ata kanë folur me bizneset në zonë dhe më pas kanë identifikuar depon në fjalë.Selimi, Alija dhe Isufi u paraqitën në “Newcastle Crown Court” të mërkurën dhe u burgosën pasi pranuan një akuzë për prodhimin e një droge të klasit B.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit