11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Morali s’është në shit-blerje”, polemika mes Vjosa Osmanit dhe Teuta Haxhiut për Listën Serbe

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës plenare, në të cilën ka pasur edhe polemika të vogla mes kryetares, Vjosa Osmani, dhe deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu.

Kjo e fundit iu drejtua Osmanit duke thënë se duhet të marrë iniciativa të qarta kundrejt Listës Serbe, dhe të njëjtat sipas saj duhet të jenë vetëm ndryshimet kushtetuese, e jo rezolutat.

- Advertisement -

Mendimi për Listën Serbe, i imi ka qenë se ata janë me trup në Kosovë e me mendje në Beograd.

Atyre duhet t’ia tregojmë vendin vetëm përmes ndryshimeve Kushtetuese.

Nuk është e sinqertë, dhe besoj që ki me marrë një rol të unifikimit të faktorit shqiptar, që mos t’ia japim mundësinë serbëve të bëjnë dasëm.

- Advertisement -

Kisha kërkuar që ta marrësh këtë rol”, iu drejtua Haxhiu, Osmanit.

E Osmani u kundërpërgjigj duke thënë se fjalët “mos shit moral” të mëhershme nga Haxhiu kanë qenë fyese për të.

- Advertisement -

“Për mua fjalë fyese ka qenë fjala “mos shit mora”, sepse morali për mua nuk është në shitblerje”, u shpreh Osmani.

E sërish reagoi deputetja e AAK-së, që tha se rezolutat janë humbje kohe dhe se nuk janë obligative për qeverinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit