5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Mos rrej, gënjeshtar, turp”, Ganimete MusIiu përplaset në Kuvend me ministrin Peci

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur me ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, FATON Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante.

- Advertisement -

Musliu ka kërkuar nga ministri peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në ëeb faqen e ministrisë.

“Me datën 25 nëntor kam adresuar çështjen se çfarë po ndodh me thirrjen për grante, që është shpallur në janar të vitit 2021 dhe ka përfunduar në mars të këtij viti, meqë kam marrë shumë pyetje nga qytetarët se nuk e kanë ditur se çka po ndodh, në atë seancë ju për herë të parë jeni deklaruar se ajo shpallje apo ajo thirrje është anuluar. Pyetja konkrete për juve është kur, me cilën datë është anuluar ajo thirrje dhe pse nuk është bërë publike. Sepse ju e dini se shpallja ka qenë publike dhe sipas Ligjit, edhe anulimi do të duhej të bëhej publik… edhe miqësisht ju kam kërkuar që informatën të ma dërgoni përmes e-mail-it, por nuk kam marrë përgjigje”, ka pyetur Musliu-Pecin.

Ministri është përgjigjur se vendimin për anulimin e thirrjes për grantet është i publikuar në ëeb faqen e ministrisë.

- Advertisement -

“Sikurse e kam shpjeguar edhe në seancën e kaluar, vendimi për shpalljen e dytë të granteve është anulu. Arsyeja pse ka ardhur deri te anulimi është paralajmërimi i vlerësimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për shkeljet e evidentuara në proces të vlerësimit edhe te granteve edhe subvencionit, dhe me qëllim të parandalimit të rrezikut të përsëritjes së shkeljeve të vazhdueshme që kanë ekzistu në këtë institucion. Nuk është e vërtetë që për herë të parë kam diskutu, të gjitha vendimet që i marr si ministër bëhen publike në ëeb faqen e Ministrisë…”, ka deklaruar Peci.

Pas përgjigjes së Pecit, Musliu e ka marrë fjalën përsëri, për t’i kërkuar edhe një herë ta tregojë datën e anulimit të vendimit.

- Advertisement -

Sipas saj, fermerët nuk janë në njohuri të anulimit të këtij vendimi.

“Ministër po mundohem me e thjeshtësu më shumë, sepse s’je duke me kuptu çka po pyes. Nuk po i lypi arsyet pse është anulu, është e drejtë që ju e keni vendosur me e anulu, më intereson me e ditë shkurt dhe sakt, me cilën datë është anulu, është marrë vendimi për anulim, dhe me cilën datë është publiku sipas juve dhe ku është publiku, sepse fermerët këtë pyetje ma bëjnë vazhdimisht. Do të thotë, kur është anulu, me cilën datë, në bazë të protokollit të lutem, dhe ku është publiku, me cilën datë dhe ku, sepse fermerët nuk kanë njohuri për anulimin e kësaj thirrjeje, përveç atë ditë që jeni deklaru në seancë. Shumë thjesht dhe shumë shkurt pa arsyetime sepse nuk më interesojnë arsyetimet pse, më intereson data e saktë kur është anulu dhe kur është shpallë”, ka thënë Musliu.

Ministri Peci përsëri iu drejtua deputetes se mund ta kërkojë vendimin në ëeb faqen e Ministrisë.

“E nderuar deputete juve munden mos me ju interesu arsyetimet, por mu më interesojnë shumë arsyetimet edhe vendimi për anulimin ka ndodhur në muajin korrik, ndërsa vendimi është publik në faqen e Ministrisë së Bujqësisë, futu aty dhe e gjen pjesën e vendimit”, tha Peci.

Ndërkaq kjo shkaktoi edhe përplasje ndërmjet deputetes Musliu dhe ministrit Peci.

Musliu e ka quajtur gënjeshtar Pecin.

“O datat, datat o zotni, datat, mos gënje, t’kom zanë tu rrejt, edhe vjen më filozofon, mos rrej, datat… Gënjeshtar, edhe shkollën e Bujqësisë na e ke hapë në Skenderaj gënjeshtar, turp”, i tha Musliu – Pecit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit