0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mos u ngrohni me rrymë!

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Po hyjmë në dimër çdo ditë e më tepër. Sezona e ngrohjes veçse ka filluar. Orjentohuni nga format alternative të ngrohjes.

Çmimet e energjisë elektrike nëpër botë janë në qiell. Kjo do të ketë patjetër refleksion të madh në tregun kosovar energjetik pasi ne nuk mund të prodhojmë energji elektrike për ta mbuluar kërkesën në mungesë të kapaciteve të mjafturshme prodhuese.

Importi është i pamshamngshëm dhe parashihet në kohë piku të shkojë deri në 500,000 kilovat/orë.

- Advertisement -

Ngrohja me forma alternative është e pashmangshme aty ku ka mundësi. Disa mund të përdorin dru apo pelet, disa tjerë gaz natyror, disa tjerë të instalojnë pompa gjeotermale. Zgjedhje ka, madje shumica nga to me energji të renovueshme.

Kjo do të shkarkonte sistemin elektroenergjetik dhe do t’ia lehtësonte barrën KEDS’it tej mase ta përballonte situatën.

- Advertisement -

Fatkeqësisht në terren po ndodh diçka tjetër.

Kaldajat elejtrike sot janë malli më i kërkuar në treg. Pjesa mē r madhe e shtëpive të kosovarëve janë 2 dhe 3 katëshe jo vetëm të paizoluara, por edhe të palyera. Thjeshtë janë shtëpi gjigante, me madhësi të atyre të milionerëve nëpër botë, thuajse komplet të pabanuara, sepse u duhen vetëm 2 dhoma dhe i kanë nga 10, e të cilat nuk do të ngrohen kurrë. Kjo, pasi për tu ngrohur duhen minimum 5 mijë euro çdo muaj e pjesa dërrmuese këtu nuk i kanë. Duhen edhe dhjetëra mijë euro për ti izoluar e nuk i kanë. Po të ishin më të vogla, do të mund ti izolonin të paktën ato 2 dhomat që iu duhen për të jetuar. Ato për sytë e fqinjvë edhe ashtu nuk iu duhen gjë.

Por gjërat janë ndryshe. Një situatë e tillë është e papranueshme. Sistemi elektroenergjetik do ta ketē gati të pamundur ta përballojë situatën, pasi çmimet janë në qiell, ndërsa kërkesa po rritet tutje.

Shteti duhet të ndërhyjë dhe të vendosë taksë luksi në kaldajat me rrymë, ndërkohë çmimet e energjisë elektrike dhe të asaj që shndërrohet në energji termike të dallojnë.

Zonjat dhe Zotërinjtë që dëshirojnë të ngrohen duke prekur një pullë duhet të paguajnë më shtrenjtë se ata që rropaten gjithë ditën për të soguruar ngrohje. Luksi paguhet gjithkund në botë, bukur shtrenjtë madje. Tek ne nuk dallon aspak nga mbijetesa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit