4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

”U keqkuptua deklarata ime”, Konjufca thotë se vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem do të koordinohet me ShBA-në

Rekomandime

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael, për të cilën tha se gjithçka do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Ai sqaroi gjatë emisionit “Përballje” se deklarata e tij për rishqyrtim të vendimit është keqkuptuar.

“Kjo marrëveshje për Ambasadën në Jerusalem, ka qenë jashtë standardeve si lidhen normal marrëdhëniet diplomatike, kjo ka qenë marrëveshje e kushtëzuar me ambasadë. Njohja ka qenë në shkëmbim të vendosjes së ambasadës nga shteti nikoqirit. Njohja besoj se është shumë e rëndësishme dhe duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë si shtet i Kosovës. Këtë e ka për detyrë diplomacia. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme për ta ruajtur”, u shpreh Konjufca.

Ai tha se konsideron se “me asnjë gjest, me asnjë veprim, Kosova nuk duhet rrezikojë apo ta lëkundë njohjen prej Izraelit”.

- Advertisement -

“Natyrisht, kjo do koordinohet me SHBA-të, për gjithçka që kemi. Ajo deklarata që e kam thënë është keqkuptuar absolutisht, në disa raste kemi gazetari jo-profesionale, rishqyrtimi është kur ulesh, edhe e rishqyrton. Por, unë mendoj që Kosova nuk do të hyjë në BE, të paktën deri në vitin 2030, së paku për këtë jam i bindur, është një spostim prej 10 vitesh, i një problemi me të cilin nuk kemi nevojë na me u marrë shumë, në kuptimin e stërhollimeve”, deklaroi Konjufca.

Ndryshe ai tha se e vlerëson shumë njohjen nga Izraeli dhe është detyrë e diplomacisë kosovare që të ruaj marrëdhëniet me këtë shtet.

- Advertisement -

Ai gjatë intervistës foli po ashtu edhe për dialogun me Serbinë, për formimin e qeverisë dhe pozitat ministrore dhe për deklaratat e fundit të ish ndërmjetësit amerikan për dialogun Richard Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit