7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mosha e pensionimit për policët pritet të jetë 55 vjeç

Rekomandime

Shumë shpejt në uniformë të Policisë së Kosovës mund të mos shihni zyrtarë më të moshuar se 55 vjeç.

- Advertisement -

Të paktën kështu thuhet në një draft-projektligj për pensiononim që e ka siguruar RTV Dukagjini.

Neni 6 i këtij drafti thotë se mosha e pensionimit të rregullt është 55 vjeç. 10 vjet më re sesa tash, kur policët pensionohen në moshën 65 vjeçare.Nëse ky draft votohet rreth 1500 policë do të pensionoheshin menjëherë. Ata do të merrnin për pension pak më shumë se gjysmën e pagës bruto.

“Baza e pensionit të rregullt të zyrtarit policor nga grada polic i lartë deri në gradën kolonel është katër dhjetë 40% e pagës bruto të zyrtarit policor në momentin e pensionimit. Për çdo vit shërbimi si zyrtar policor, koeficienti i përqindjes rritet për 2%, por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë 60% e pagës bruto”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit