1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Mosni se jemi duarthatë” – Gjergji e Kryeziu tregojnë si e evitoi gjakderdhjen masive Zekeria Cana te Verrat e Llukës

Rekomandime

Prifti Don Lush Gjergji dhe Hoxhë Xhevat Kryeziu, janë rrëfyer së bashku lidhur me vitet e ’90-a, kohë kur ishte aktivizuar lëvizja për pajtimin e gjaqeve, pjesë e së cilës ishin edhe vet ata.

Në rrëfimin për Pressing, Don Lush Gjergji ka shpalosur edhe shifrat e gjaqeve të falura gjatë asaj kohe. Ai ka thënë se janë falur 1,275 gjaqe në tërësi. Ai ka treguar edhe se si pas tubimit më të madh për faljen e gjaqeve, te vendi njohur si Verrat e Llukës, më 9 maj 1990 ishte ndaluar me dekret kjo lëvizje nga Jugosllavia.

- Advertisement -

“Saktësisht dihet, 1,275 raste gjaqe janë falur deri më 9 maj. Atë ditë me helikopterë e tankse kanë dashur të na ndalojnë, e kanë burgosë Anton Çettën. Atë ditë me dekret ministri i punëve të brendshme të Jugosllavisë, që ishte serbe, i ndalon pajtimet e gjaqeve”, ka thënë Gjergji.

Ai ka treguar po ashtu edhe arsyet që e shtynë ministrin serb që të ndalojë faljen e gjaqeve.

- Advertisement -

“I ndaloi me tre motive 1) se populli shqiptar nuk ka traditë të falë. Pra vrajuni sa më tepër e ne ju japim armë. 2) se këtë udhëheqje, populli shqiptar shumicë është mysliman ndërsa këtë e udhëheqë Anton Çetta dhe njëfarë prifti katolik Don Lush Gjergji dhe 3) gjithë kjo është kundër popullit serb dhe Jugosllavisë”, ka rrëfyer Gjergji.

Pas kësaj date, nuk ka pasur më falje publike të gjaqeve, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndërsa, Hoxhë Kryeziu ka rrëfyer për gjakderdhjen që ka mundur të ndodh te Verrat e Llukës më 1 maj 1990, ku mendohet se prezent kanë qenë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai ka thënë se gjakderdhjen e mundshme e kishte ndalur profesori Zekeria Cana. “Verrat e Llukës kanë qenë më 1 maj 1990. Serbia në mënyrë të egër dhe me tanke ka dashur me ndalë tubimin. Profesor Zekeria Cana ka ndërhy dhe falë Zotit ka shpëtu pa gjakderdhje. Cana i foli masës, tha mosni se jemi duarthatë dhe masa është e madhe”, ka thënë Hoxha Xhevat Kryeziu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit