1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, reagon Hoti

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare sot në Kuvendin e Kosovës.Hoti tha se këto marrëveshje janë të rëndësisë së veçantë, prandaj ka ftuar deputetët t’i japin mbështetje marrëveshjeve të tilla.

- Advertisement -

Postimi në Facebook:

Kuvendi i Kosovës dështoj t’i votoj sot pesë marrëveshje ndërkombëtare! Këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë!Qytetarët e Kosovës kanë nevojë urgjente për mbështetje institucionale, ndërsa Qeverisë së Kosovës duhet t’i lejohet të vazhdoj me implementimin e masave në kuadër të pakos për Rimëkëmbje ekonomike!Andaj, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të paktën kur kemi të bëjmë me projekte zhvillimore dhe fonde mbështetëse për infrastrukturë, të marrim përgjegjësitë kushtetuese që na takojnë! Në Kuvend duhet t’i hapet rrugë diskutimit për Buxhetin e rishikuar, që t’i dalim në krah bizneseve të cilat rrezikojnë të shuhen, t’i dalim në krah punëtorëve që nuk i kanë marrë pagat, të mbrojmë prodhimin vendor dhe t’i mbështesim qytetarët në nevojë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit