-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Motrat aksidentalisht ndërrojnë burrat në dasmë, shkak ndalja e rrymës

Rekomandime

Dy motra në Indi aksidentalisht ndërruan burrat gjatë dasmës. Shkak për këtë rrëmujë ishte ndalja e energjisë elektrike.

Dasma e katërfishtë, që ndodhi javën e kaluar në Aslana në shtetin indian Madhya Pradesh, bëri bujë nëpër mediume në Indi.

- Advertisement -

Gjithë tollovia ndodhi pasi babai i nuseve, Rameshlal Railot, vendosi të organizojë dasmat për të birin dhe tri vajzat e tij në të njëjtën ditë, raporton “The Independent”.

Të tria vajzat kishin fustanin e njëjtë dhe fytyrat e mbuluara me duvak, kur arritën në dasmë, ka treguar një mysafir për “The Independent”.

Por derisa nisën ritualet në ora 21:00, në qytet u ndal rryma, dhe dy vajzat e Railotit u ulën me burrat e gabuar për ceremonitë fillestare të dasmës.

- Advertisement -

Njëra vajzë, me emrin Nikita, po martohej me burrin Bhola. Por, ajo kishte ndërruar aksidentalisht vendin, duke u ulur te vendi i motrës së saj Karishma, që po martohej me Ganeshin.

Ato performuan ritualet para martesës me partnerët e gabuar, para se të kthehej rryma dhe anëtarët e familjes ta kuptonin gabimin.

- Advertisement -

Vëllai i madh i Railotit, Sitarami, ka thënë se dora e njërës vajzë i ishte dhënë dhëndrit të gabuar për shkak të mungesës së rrymës. Ai thotë se ndalja e rrymës është e zakonshme në këtë fshat në Indi.

“Por nuk u dhanë betimet e martesës. Ky lëmsh u krijua në një nga ritualet”, ka thënë Saitarami. “Është fyese – për shkak të energjisë elektrike ne përjetuam këtë poshtërim”.

Ai shtoi se martesa më pas vazhdoi sipas planit me t’u kthyer energjia elektrike dhe me t’u kuptuar gabimi.

Banorët e fshatit thonë se fakti se rryma erdhi pak para se të bëheshin betimet mes çifteve të gabuara, ka kthyer besimin te ta se gjithçka është e shkruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit