4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

MPBAP-ja dorëzon kallëzim penal kundër presidentit Thaçi

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, dorëzoi pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kallëzimin penal kundër presidentit Hashim Thaçi, ka bërë të ditur përmes një komunikate MPBAP-ja të hënën.

Sipas njoftimit, kallëzimi penal është bërë për deklarimet e presidentit të datës 23 mars, për të mos respektuar vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

- Advertisement -

Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media del me deklaratë ku bën thirrje për mosrespektim të vendimit të Qeverisë. Deklarimi i tij është ky: ‘Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër- kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale’”, thuhet në komunikatën e kësaj mninistrie.

Sipas komunikatës, presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë, përveç që ka shkaktuar paqartësi te qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, z. Sveçla dorëzoi Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale ‘Thirrje për rezistencë’ të paraparë në nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, vazhdon tutje komunikata.

- Advertisement -

Pak çaste pasi Qeveria mori vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, presidenti thirri konferencë dhe e quajti vendimin anti-kushtetues. Këtë vendim, presidenti e ka çuar edhe në Kushtetutese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit