2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

MPJ e Izraelit: Po presim vizitë zyrtare për të nënshkruar njohjen e Kosovës

Rekomandime

Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli padyshim se ishte një nga të arriturat më të mëdha në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020.

- Advertisement -

Por pavarësisht se kanë kaluar disa muaj, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ende zyrtarisht nuk ka pranuar notën verbale të këtij shteti.

Në një përgjigje ekskluzive, ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, e udhëhequr nga Gabriel Ashkenazi, thuhet se Izraeli është në pritje të një vizite të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku edhe pritet të bëhet nënshkrimi i një marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Gjithashtu u theksua se pritet që në këtë vizitë të diskutohet edhe qëllimi i Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem.

- Advertisement -

“Ne po shohim mundësitë që kemi përpara, që të presim në vizitën e parë zyrtare në Izrael, ministren e Punëve Jashtme të Kosovës. Gjatë vizitës, synohet që të nënshkruhet marrëveshja për krijimin e marrëdhënieve dhe të dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë më tej qëllimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem”, u tha në përgjigjen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, e drejtuar nga Gabriel Ashkenazi.

Nga ana tjetër, çështja e njohjes së shtetësisë së Kosovës pësoi ngecje të madhe, pasi njohjen e fundit ndërkombëtare që pati Kosova ishte në vitin 2018.

- Advertisement -

Saktësisht ishte shteti i Barbadosi-t që njohu Kosovën më 15 shkurt të këtij viti.

Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli, që njihet si një nga superfuqitë më të mëdha ekonomike e ushtarake në botë, do të bënte zyrtarisht dhe shtetin e 117-të që njeh Pavarësinë e Kosovës.

Madje ishte pikërisht ish-presidenti amerikan, Donald Trump i cili publikisht pati deklaruar se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike në mes dy shteteve.

Pavarësisht se në kuadër të kësaj çështje u diskutua plot herë mundësia e njohjes, shteti i Izraelit nuk figuron ende në listën e vendeve të shumta të botës që njohën Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Poashtu Ministria e Punëve të Jashtme kohë më parë bëri të ditur se tashmë është emëruar edhe përfaqësuesi i Kosovës në Izrael, e që është Ines Demiri.

Që nga 4 shtatori kur edhe u publikua informacioni për njohje të shtetësisë së Kosovës nga Izraeli, nota verbale e këtij shteti për njohje nuk arriti ende në institucionet përgjegjëse të vendit.

Kosovën vazhdojnë që zyrtarisht ta njohin 116 shtete, nga Costa Rica që njihet si vendi i parë deri tek Barbadosi që është vendi i fundit që njohu zyrtarisht shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit