-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Murati thotë se këtë vit synojnë t’i punësojnë 10 mijë të rinj deri në 25 vjeç

Rekomandime

Qeveria e Kosovës e prezantoi sot platformën “Super Puna” dhe të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

- Advertisement -

Ekzekutivi beson se ka mjaft sipërmarrës që janë të gatshëm t’i punësojnë të rinjtë deri në 25 vjet, me subvencionim nga Qeveria në lartësinë e pagës minimale, 264 euro.

“Synimi ynë do të jetë që përmes kësaj platforme të automatizuar, të mundësohet që qysh në vitin e parë të kemi mbështetjen e deri në 10 mijë vendeve të punës për të rinjtë tanë prej 18 deri në 25 vjeç”, tha Murati.

Kurti tha se lansimi i platformës “Super Puna” e shënon “përmbushjen edhe të një tjetër premtimi për qytetarët e Republikës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit