13.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Thaçi vihet në lëvizje pas konstituimit të Kuvendit, kërkon sa më shpejtë qeverinë e re

Rekomandime

Pas konstitutimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Kreu i shtetit ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida përpara të cilët kërkojnë unitet për t’i tejkaluar.

Sipas presidentit Thaçi partitë politike duhet të lënë anash mospajtimet dhe të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja të Republikës së Kosovës.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës” ka shkruar Thaçi.

- Advertisement -

Në legjislaturën e VII-të, Glauk Konjufca është zgjedhur kreytar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit