10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Muriqi më i mirë se Kane, në bazë të statistikave

Rekomandime

Harry Kane dhe Vedat Muriqi do të jenë në qendër të vëmendjes në përballjen e sotme kualifikuese për Euro 2020 mes Anglisë dhe Kosovës, por cili prej tyre ka statistika më mbresëlënëse para këtij takimi?

Derisa Kane shkëlqen sezon pas sezoni me Tottenham Hotspur, Muriqi ka shpërthyer në sezonin e fundit dhe formën e lartë e ka ruajtur edhe në këtë fillim sezon, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i Kosovës Muriqi iu bashkua këtë verë Fenerbahçes pas një sezoni fantastik me Rizesporin në aspektin individual.

- Advertisement -

Whoscored i ka mbledhur statistikat e këtyre dy sulmuesve gjigantë në sezonin e fundit 2018/19 dhe këtë fillim sezon, të cilat e nxjerrin kosovarin më të mirë se anglezi.

Në 32 ndeshjet e fundit, njëra si zëvendësues, Kane i ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Muriqi, në anën tjetër, i ka shënuar 19 gola, por ka dhënë 8 asiste n 37 ndeshje që prej sezonit të kaluar.

- Advertisement -

Por, Kane ka pasur 3.7 goditje për ndeshje, krahasuar me Muriqin që ka pasur vetëm 2.3 goditje për ndeshje.

Muriqi, po ashtu, ka një përqindje më të lartë të konvertimit të rasteve në gola, 22.6%, ndërsa Kane vetëm 17.4%.

- Advertisement -

Derisa Kane ka pasur më shumë driblime për ndeshje – 1.4 krahasuar me 0.6 të kosovarit.

Si rrjedhojë, Muriqi ka rangim të përgjithshëm më të mirë 7.43, se Kane që e ka 7.34, sipas Whoscored.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit