1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mushkolaj tallet me kryeministrin: Veç nuk është Albin Kurti në pushtet, se ndryshe do ishte gjendja

Rekomandime

Ngritja e pa kontrolluar çmimeve në nivel vendi ka bërë që shumë qytetarë dhe figura publike të reagojnë për këtë gjendje, njëri ndër ta edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili në mënyrë hipotetike ka ironizuar me kryeministrin Kurti.

“Veç nuk osht Albin Kurti n’pushtet, se ndryshe ish konë gjendja”, shkroi Mushkolaj në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti sot dha një “version” tjetër sidomos për çmimin e vajit, pasi që mediat raportuan për një anomali të tillë.

“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai

- Advertisement -

Kurti deklaroi se nuk ka asnjë arsye që të rritet kështu çmimi i vajit.

“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë”, tha kryeministri.

- Advertisement -

Ngritja e çmimeve në shumë artikuj ushqimorë ka nxitur reagime në opinion.

Së fundi reagime të shumta ka ngjallur shtrenjtimi enorm i vajit ushqimor, ku nga 1.60 sa ka qenë ditëve të fundit sot është raportuar se çmimi ka shkuar deri në 3.50 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit