5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Musliu: Peci më ka akuzuar se i kam keqpërdorur grantet e Ministrisë së Bujqësisë

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka mbajtur një konferencë për media, pas përplasjes që ka pasur me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, brenda mbledhjes së komisionit.

Musliu, në konferencë për media, tha se Peci e ka bërë përgjegjëse për keqpërdorimet brenda Ministrisë së Bujqësisë.

- Advertisement -

“Ai ka filluar të më tregojë për aksionet dhe arrestimet që i ka bërë në Agjencinë e Bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje konkrete. Kur i kam bërë pyetje, ministri ka filluar të më ofendojë e të më fyejë që gjoja ia kam marrë grantet, edhe unë ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë, sepse s’kam marrë grante, as unë e as familja ime”.

Ajo tha se përplasja me të parin e MBPZHR-së ka ndodhur për shkak se ai nuk ka dhënë detaje rreth thirrjes së granteve, të publikuar nga kjo ministri.

“Nga data 25 nëntor, kam kërkuar sqarim nga z. Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante, që është bërë në janar 2021 dhe është mbyllur në mars të këtij viti, deri më 25 nëntor, bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ. Në mbledhjen e Kuvendit, ministri është deklaruar se thirrja është anuluar, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pyetjen time dhe nuk është përgjigjur. E kam pritur ministrin të ma dërgojë me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend. E kam protokoluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit”.

- Advertisement -

“Ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor. Pasi e ka marrë pyetjen, ministri, më 7 dhjetor, e ka publikuar vendimin për anulim të kësaj thirrjeje, kur ka ardhë pyetja në Kuvend, ia kam adresuar pyetjen edhe i kam thënë çka ka ndodhur. Ai ka filluar të më tregojë për aksionet dhe arrestimet që i ka bërë në Agjencinë e Bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje konkrete”.

Deputetja e PDK-së paralajmëroi se do të bëjë padi ndaj Faton Pecit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit