15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Mustafa: Askush nga LDK-ja nuk ka kërkuar “të çohet” nga tavolina, unë jam shef i delegacionit

Rekomandime

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimit, ku ky i fundit një ditë më parë tha se nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, gjatë bisedimeve VV-LDK, kishte thënë ““Çohuni se nuk ka asgjë këtu”.

- Advertisement -

Mustafa tha se asnjë nga bashkëpunëtorët e tij nuk e kanë dhënë një koment të tillë, duke e rikujtuar se ai dhe Kurti janë shefat e delegacioneve të partive të tyre.

“Ne duhet me ruajtë nivelin pasi që nuk bëhet marrëveshja pa e ruajtë nivelin, askush prej bashkëpunëtorëve të mij nuk ka thënë hajde e lëshojmë tavolinën pasi që unë jam shef i delegacionit”, tha Mustafa.

Besnik Bislim dje ka shpalosur disa detaje brenda tavolinës së VV-së dhe LDK-së, ai treguar se gjatë bisedimeve Agim Veliu ka thënë shumë herë: “Qohuni se nuk ka asgjë”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se oferta e fundit që i është dërguar LDK-së, ende nuk është refuzuar, por ka thënë se nuk e di arsyen se pse Agim Veliu e ka quajtur ofertën e tyre jo serioze dhe antirugovjane.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, për IndeksOnline ka thënë se kjo është gënjeshtër e kulluar dhe se kur kanë përfunduar takimet zakonisht kanë pritur që mysafirët të thonë se po zgjohen.

- Advertisement -

“Kurrë ashtu nuk kam thënë, kjo është gënjeshtër e kulluar. Kur janë kryer takimet, ne jemi qu se zakonisht mysafiri thotë po qohemi. Po gjithmonë kur kemi konstatuar që ën atë takim nuk kemi pas çka me thënë më tepër”, tha Veliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit