20.3 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Mustafa: Ata që protestonin për shami kanë vdekur në Siri

Rekomandime

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa thotë se “nuk ekziston konstatimi (i avokates) që udhëzimi administrativ është hartuar vetëm nga një zyrtar në zyrën ligjore”.

- Advertisement -

Mustafa në emisionin Pressing, ku po diskutohet në lidhje me debatin e nxitur për të drejtën e shamisë në shkolla, pas ndalimit të vendosjes së saj nga një shkollë në Gjakovë, ka folur për kohën kur ky udhëzim i Ministrisë së Arsimit kundërshtohej me protestë.

“Kur hartohet një udhëzim administrativ krijohen grupe të gjëra punuese dhe ato grupe punuese pastaj fusin personalitete nga sfera të ndryshme të interesit edhe nga shoqëria civile dhe pastaj diskutohet”, tha Mustafa.

“Këto protesta për ne janë të pranueshme si e drejta e qytetarit për të protestuar por janë të papranueshme për motivin pse po bëhen për arsye se kalojnë atë islamin politik ku një subjekt i cili më nuk ekziston fare i printe atyre dhe fatkeqësisht ne e dimë që pjesa më e madhe e atyre që atëherë e patën organizuar atë protestë më vonë kanë qenë të akuzuar për terrorizëm, disa prej tyre janë akuzuar për terrorizëm, disa prej tyre janë vrarë nëpër Siri e vende të tjera, disa prej tyre akuzohen se kanë bërë rekrutimin e të rinjve që i kanë dërguar nëpër vende të ndryshme ku është bërë luftë”, tha Latifi.

- Advertisement -

“Bile ata që organizonin ato protesta dhe që e shfrytëzonin këtë udhëzim administrativ dhe rastin e asaj vajzës së Vitisë, ata ishin edhe kundër BIK’ut sepse emëronin hoxhë nëpër xhami të ndryshme, nisnin xhamia pa marrë leje etj”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit