12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ramabaja për shaminë: Përkthimi gjerman i Kuranit flet për mbulesë për organet gjenitale

Rekomandime

Panelisti Sadri Ramabaja ka folur lidhur me debatin e fundit që ka lindur për mbajtjen e shamiave në shkolla.

- Advertisement -

Një shkollë në Gjakovë e ka vendosur një shenjë ku ndalohet mbajtja e shamisë së bashku me disa shenja tjera, e kjo ka ngritur reagime lidhur me mbajtjen e shamiave nëpër shkolla.

Ramabaja ka një version tjetër lidhur me atë se për çfarë po debatohet. Ai thotë se në gjermanisht kjo lexohet ndryshe.

“Këtu s’bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriu sepse këtu i garanton kushtetuta. problemi është se po interpretohen total gabimisht. Edhe veshja.

- Advertisement -

Në përkthimin gjermanisht të Kuranit shamia nuk konsiderohet si bartje islame. Në përkthimin shqip nuk figuron atje kjo fjali.

Në gjermanisht shënon taksativisht “mbulesë për organet gjenitale”.

- Advertisement -

Mbulesa nuk është mbulesë gjenitale. Koka nuk është organ gjenital.

Kjo është formë e islamit politik që po i imponohet shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Dhe natyrisht duke e interpretuar si uniformë të islamit politik, kjo merr konotacione shumë të ashpra ndaj një vend laik.

Unë kam problem sepse në interpretimin doktrinar ka një ngatërrim total të tri lirive themelore.

Sepse në rast se ne vazhdojmë tutje që ta përballim shoqërinë shqiptare përgjithësisht dhe sidomos këtë në Kosovë e Maqedoni me këto teza, atëherë de fakto bijmë në desh me vlerat europiane.

Ne duhet ta kemi parasysh se kjo nuk duhet të ndodh”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit