-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mustafa: Kurti i bëri shumë dëme Kosovës gjatë 100 ditëve të fundit

Rekomandime

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, iu përgjigj kritikave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

- Advertisement -

Në një paraqitje përmes telefonit në Frontal në T7, Mustafa ka thënë se për 100 ditë qeveria e Kurtit i ka bërë dëmet më të mëdha Kosovës.

“Prishja e relacioneve me SHBA është papërgjegjësi totale në raport me kultivimin e marrëdhënieve me Amerikën. Kemi parë edhe reagimin e SHBA. Kjo është qeveria që I ka bërë më së shumti dëme Kosovës në prishje të raporteve me ShBA-në”, ka thënë Mustafa.

Madje ky ka pasur kritika edhe për masat e Qeverisë sa i përket pandemisë Covid 19.

- Advertisement -

“Ka pasur shkelje të mëdha nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm. Ka kërcënuar deputetet siç ishte rasti për Pacollin ai do të dërgohet në konvikte ose do të arrestohet. Kjo është një sjellje që I vendos qeveritarët mbi ligjin. Qeveria ka dështuar në ekonomi sepse është shkatërruar sektori privat pasi që ky nuk është përkrahur nga qeveria”, është shprehur Mustafa.

Shefi i LDK’së ka krahasuar qeverinë e tij të dikurshme me këtë të Kurtit ku ka thënë se mandate I tij si kryeministër kur ishte më i vështirë.

- Advertisement -

Sipas Mustafës LVV gjatë kohës kur LDK kishte qeverisjen e kishte sulmuar me molotov e protesta që sipas tij kishin qenë të dhunshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit