4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mustafa: Për koalicion flasim vetëm në tavolinë me Albin Kurtin, selamet e individëve t’parëndësishme

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se për çështjet që ndërlidhen me koalicion për bashkëqeverisje, flasin vetëm në tavolinën e diskutimeve me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Express, Mustafa thotë se vetëm në tyrezën e diskutimeve LDK-VV mund të dështojë ose jo krijimi i qeverisë së re.

Këto deklarime ish-kryeministri Mustafa i ka bërë në një përgjigje për Gazetën Express, i pyetur rreth takimit të nënkryetarit të LDK’së, Agim Veliut me kreun e Mitrovicës nga radhët e VV’së, Agim Bahtirin, dhe deklarimeve që ky i fundit ka dhënë se posti i Ministrit të Punëve të Brendshme do t’i takojë Vetëvendosjes.

“Çfarë mund të them është se për të gjitha çështjet e akorduara dhe të paakorduara do të merremi vesh me z. Kurti ose nuk do të merremi vetëm në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Kreu i LDK’së thotë se është bërë një punë e mirë nga dy palët, dhe nëse do të ketë qasje pozitive dhe vullnet atëherë koalicioni për ndërtimin e qeverisë së re do të arrihet shpejtë.

“Kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe të frytshëm, prandaj me vullnet dhe qasje pozitive mund të arrihet marrëveshja shpejt”, ka potencuar Mustafa.

- Advertisement -

Në fund Mustafa thotë se për LDK’në janë të parëndësishme mesazhet e individëve, dhe sipas tij të tillat nuk janë as të dobishme.

“ “Selamet” e individëve ndaj LDK-së dhe për LDK-në janë jorelevante dhe të padobishme”, ka përfunduar Mustafa.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit dy partitë si asnjëherë me parë kishin zhvilluar një seri takimesh të grupeve teknike për përafrimin e programeve politike. Pas grupeve teknike, takimet kishin kaluar në nivel të liderëve partiak. Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar disa herë, ndërkohë takimi i fundit i së hënës që lam pas ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.

Nga Vetëvendosje thonë që LDK po e kërkon me ngulm pozitën e presidentit gjë për të cilën thonë se kanë mospajtim, ndërkohë nga partia e Mustafës thonë që vetëm kanë kërkuar të drejtën për të propozuar emrin e kandidatit për president në momentin që do të vijë koha e zgjedhjes.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, në vazhdimësi kishte deklaruar se me Vetëvendosjen do të merren vesh edhe për pozitën e presidentit, duke specifikuar që nuk do të caktojnë emrin qysh tani.

Ndërkohë nga dy partitë deklarojnë se takimet për koalicionin do të vazhdojnë edhe më tej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit