1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mustafa: Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, jemi 95% myslimanë

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se protesta e sotme kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi rreth 95% myslimanë, shkruan.

Në vend se të turpërohemi, Mustafa ka thënë se duhet të krenohemi me këtë fakt, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës me besimin e tyre.

- Advertisement -

“Miq të nderuar, protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë….”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se tenddenca që ta diktosh besimin dhe objektet fetare nuk përkon me respektimin e ndërsjellë dhe respektimin e vetëvetes.

- Advertisement -

“Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më të mëdha ua kanë vënë qytetarëve të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës.

E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie”, ka shkruar tutje kreu i LDK-së.

- Advertisement -

Në fund, Mustafa ka theksuar se “të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit