1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mustafa: Pse qytetarët e ndëshkuan LDK’në

Rekomandime

Kreu në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një reagimi të gjatë në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’ ka shkruar për atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe humbjen e thellë të partisë që e drejton.

Mustafa ka thënë se dorëheqje nga pozita e kryetarit ka dhënë si akt moral dhe jo si akt pendimi, meqë thotë se edhe po të kthehej mbrapa do ta drejtonte njëjtë LDK’në, duke ruajtur vlerat proevropiane, partneritetin me SHBA’të dhe qeverisjen pa skandaIe dhe korr.upsion.

- Advertisement -

Ai thotë se do t’iu kërkonte falje qytetarëve nëse LDK’ja do të ndëshkohej se nuk ka qeverisur mirë apo me skandaIe, derisa thotë se do të ndihej i lehtësuar se po ta dinte se pse qytetarët e kanë ndëshkuar partinë e tij në këto zgjedhje.

“E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhu.nës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???”, ka shkruar Mustafa tutje.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë

Më 15 shkurt të këtij viti e njoftova Kryesinë e LDK-së se pas rezultateve zgjedhore të dt 14 shkurt do t’ia ofroj Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time si Kryetar i LDK-së.

- Advertisement -

Dorëheqjen si gjest moral, jo si akt i pendimit. Sepse po të kthehesha edhe njëherë mbrapa, njëjtë do ta drejtoja LDK-në. Me orientime zhvillimore, proevropiane, partneritet me SHBA-të, pa skandaIe dhe të pako.rruptuar.

Unë do tu kërkoja falje juve qztetarë dhe veprimtarëve të LDK-së, sikur LDK të penalizohej nga elektorati për qeverisje të korr.uptuar dhe të padijshme!

Në fakt LDK ka qeverisur pa asnjë skandaI. Gjashtë vite kam drejtuar Prishtinën, si kryetar i saj. Më ka akuzuar Vetëvendosja me 72 dosje dhe nuk është vërtetuar se asnjëra prej tyre ka të bëjë me mua. Në ato vite Prishtina ka përjetuar kulmin e saj me shkolla të reja, infrastrukturë, sheshe e rrugë, gjelbërim, terrene sportive…. me fillimin e fabrikës së ujit dhe të ngrohjes së qytetit.

Kam qenë gati tre vjet Kryeministër i vendit dhe qeveria ime nuk ka pasur asnjë skandaI dhe veprim korr.uptiv. Kosova ka përjetuar rritjen ekonomike nga 2 sa e trashëguam në 4 përqind që e vazhdon edhe tani, është përkrahur sektori privat i bizneseve, është nënshkruar Marrëveshja e parë kontraktuale me me BE-në, ajo e Stabilizim Asocimit, kishim plotësuar 93 kritere për liberalizim të vizave nga 95 sosh.

Qeverija Hoti, ka sanuar relacionet e prishura me SHBA nga Qeveria Kurti si dhe relacionet me BE, të shkatërruara nga qeveria Kurti dhe Haradinaj, ka nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ka menagjuar me sukses Pandeminë Covid-19 si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.

Unë do të isha i lehtësuar po ta dinja se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje.

E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhu.nës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???

Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot. Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK ka zgjedhur partneritetin me SHBA-të. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore.

LDK, qytetarëve ua ka dhënë besën se do të implementojë vlerat e saj fundamentale në politikat qeverisëse, nuk ia ka dhënë besën se do të martohet politikisht me Lëvizjen Vetëvendosje. Njerëzit që kanë kaluar në Vetëvendosje, nuk kanë treguar asnjëherë se çfarë ata i ofrojnë këtij vendi në aspektin ekonomik, zhvillimor, të partneritetit euroatlantik, por veç se ia kanë dhënë besën vetëvendosjes. Nuk kanë ofruar asgjë përpos njëzet fjalive me kritika. Sepse nuk dinë më shumë. Të tjerët që sot në studio televizive thonë se nuk është dëgjuar zëri i tyre, nuk e thonë të vërtetën, sepse nuk kanë pasur asnjë zë të artikuluar përveq pozicionimit abstenues e abstenimi është mungesë e qëndrimit, blerje kohe, në stilin ta shohim si del.

Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur.

Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mij, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj. Jo se e urrej por se nuk ia dua vendit tim të sundohet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje, sepse LDK nuk heq dorë nga ata. Sepse LDK nuk dorëzohet. Do të kthehet edhe më e fortë.

Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat tjera. Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populliste.

Të penalizohet një parti shtetformuese e pa dhu.nshme dhe e pakorr.uptuar është sinjal i keq për të ardhmen e këtij vendi. IM

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit