1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Myta i VV’së ia huq në drejtshkrim: “Erlli dita” në mes të parkut të lojërave

Rekomandime

Pamje skandaloze vinë nga komuna e Prizrenit, atje ku kryetari i Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, po shfrytëzon edhe parqet e fëmijëve për fushatë. Sidoqoftë, as këtë nuk ka arritur ta bëjë në mënyrë të duhur, pasi sloganin e subjektit të tij “Erdhi dita”, nuk e ka shënuar në mënyrë të saktë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përgjatë kohës sa Mytaher Haskuka ka qeverisur komunën e Prizrenit, u kritikua për shumë vendime të tij, mes tjerash edhe emërimin në pozita të larta të njerëzve të tij të afërt, dhënien e tendereve e ngjarje të tjera.

Por kësaj radhe, nga komuna në të cilën udhëheq Levizja Vetëvendosje, Gazeta Metro ka siguruar disa pamje skandaloze në një park me lojëra të fëmijëve.

Në hapësirën të cilën fëmijët supozohet ta shfrytëzojnë për të luajtur, Haskuka ka vendosur që ta hedhë mbishkrimin e sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje, “Erdhi dita”.

- Advertisement -

Sidoqoftë, as këtë nuk arriti ta bëjë në mënyrë të duhur, pasi që fjalën “erdhi”, punëtorët të cilët i angazhoi komuna e kanë shkruar gabim, “erlli”.

Nuk dihet se kur është ndërtuar kjo hapësirë për lojëra të fëmijëve, por mbetet skandaloz fakti që edhe ky park po shfrytëzohet për fushatë, tani që kanë mbetur edhe një vit nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit