A doni të bëheni miliarder? Krejt çka duhet të zbuloni është se si të shkoni deri në hapësirë dhe të rrëmoni asteroidin 16 psyche, që ka tepër shumë ar dhe metale të tjera të vlefshme si hekuri e nikeli.
Ky asteroid fluturon diku mes Marsit dhe Jupiterit, dhe thuhet se vlera e këtij guri qiellor është rreth 700 quintilliona, falë krejt metaleve që përmban.
Quintillioni, nëse po hamendeni, është një 1-sh me hiç më pak se 18 zero. 1000000000000000000. Me një shumë të tillë të parave, nëse do të ndahej mes të gjithë njerëzve në tokë, secili do t’i kishte rreth 93 miliardë dollarë, shkruan BigThink.
Por, pritni dhe mos i paketoni gjërat tuaja ende – sepse rruga për të shkuar deri te këto metale të çmuara dhe për t’u kthyer mbrapsht në tokë është goxha e madhe.
Për më tepër, ky gur me emrin 16 Psyche është një gur qiellor me të vërtetë shumë i madh me rreth 200 kilometra diametër.
Ekspertët si Profesor Zarnecki i Shoqërisë Astronomike Mbretërore, mendojnë se jemi 50 vjet larg nga ndërmarrja e operacioneve rrëmuese komerciale të asaj shkalle.
NASA planifikon që të dërgojë një Mision Zbulues në asteroid në vitin 2022, e i cili do të mbërrijë në tokë në vitin 2026.
Ka po ashtu edhe të tjera pyetje për të shqyrtuar – skeptikët mendojnë se me një sasi të tillë ari, ky asteroid mund të shkatërronte ekonominë në tokë.