16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nasim Haradinaj: Ibrahim Rugova ishte një tradhtar

Rekomandime

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Nasim Haradinaj, e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën tradhtar, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Me anë të një lidhje telefonike në T7, Haradinaj me tone të nervozuara e ka shpallur Rugovën publikisht tradhtar, pasi që ky i fundit sipas Haradinajt, kishte kërkuar që të ndalen bombardimet e NATO’së.

“Rugova është tradhtar që ka shku në Beograd për me i ndal bombardimet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se vrasjet shpesh po përdoren për poena politik.

- Advertisement -

“Po përdoren vrasjet politike për poena politik. Do Zoti të zbulohen këto vrasje, por zbulohen edhe vrasjeve e djemve të UÇK’së. Kush po punon për këto vrasje të djemve të UÇK’së. Gjykata nuk merret me këto gjëra njerëzit duhet ta kuptojnë. LDK ka dalë me dokumenta për këto gjëra. Është e drejtë morale e shoqërisë që të zbulohen krimet por jo të cilësohen si vrasje politike. Nuk kanë luajtur rol të madh partitë politike atë kohë. Shumë po përdoret për politikë kjo. Ka mundësi që të kenë ndodhur edhe nga soji i vet”, u shpreh Haradinaj. /gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit