1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nato ia tregon dhëmbët Rusisë: Dëbon tetë diplomatë rusë

Rekomandime

Nato ka dëbuar tetë diplomatë rusë për të cilët tha se në mënyrë sekrete kishin punuar si zyrtarë inteligjence.

- Advertisement -

Aleanca ushtarake po ashtu ka përgjysmuar misionin moskovit që po punonte në zyret në Bruksel.

Është hera e parë që Nato ka marrë një veprim të tillë ndaj Moskës prej që përjashtoi shtatë diplomatë rusë nga misioni pas helmimit në Salisbury më 2018.

Rusia ka pasur akuza ndaj Perëndimit pas këtij veprimi.

- Advertisement -

“Perëndimi kolektivisht po vazhdon politikën e saj të konfrontimit diplomatik me Rusinë,” tha zv.ministri i Punëve të Jashtme, Aleksander Grushko.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Natos kanë qenë të tensionuara prej vitit 2014 kur të parët vendosën të aneksonin Krimenë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit