1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Me aq pare sa harxhon NATO në Kosovë ne do ta bënim ushtrinë më të fortë në Ballkan

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Vetëm KFOR’i amerikan në Kosovë ka një buxhet vjetor prej 600 milionë dollarësh. Poaq harxhojnë njesitet tjera të KFOR’it duke bërë që harxhimet e NATO’s në vendin tonë të arrijnë mbi 1 miliard euro çdo vit.

Dihet që shpenzimet më të mëdha në Ballkanin Jugoërendimor i ka Serbia. Harxhon çdo vit për ushtri nga 800 milionë euro. Kjo nënkupton që harxhimet e aleancës veriatlantike të jenē të paktën 20 për qind mbi Serbi.

E të gjitha këto shpenzime, bëhen tash e 20 vjet për ti mbrojtur kufijtë e Kosovës. Por, kosovarët me një armik në derë dhe pa ushtri të veten ndihen më të pasigurtët në rajon.

- Advertisement -

Secili nëse tensionohet ndonjë situatë është sy e vesh, duke shpresuar në garancionet që Serbia nuk do të hyjë këtu. Ka konstatime plot që ajo hyn për 2 orë po u lejua.

Por, nuk do të mund të hynte po të shkonin ato 1 miliard euro çdo vit për ushtrinë e Kosovës. Nuk do të na nevijiteshin 22 vjet nga 1 miliard. Vetëm 5 vjet do të na mjaftonin të bënim një ushtri moderne.

- Advertisement -

Por, NATO jo vetëm që nuk na ndihmon, por me ngulm na ndalon ta forcojmë ushtrinë tonë. Ka ardhë koha që ose të na ndihmojë ose të na lejojë.

Ne, secili, këtu e jashtë për 5 vjet do të duhej të jepnim së paku 20 për qind të pagës për ushtri. Është e vetmja mënyrë të mbijetojmë si shtet. Nuk mund ta mbështesim përjetësisht ekzistencën tonë në duart e dikujt tjetër.

Po u forcua ushtria shumë gjatë një mandati, po u bëmë të zotët e vetit, unë do tia falja secilit kryeministër dështimin në sektorët tjerë.

S’ka shtet pa ushtri. E nëse armikun e ka në derë, ditët i ka të numëruara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit