Zanib Naveed do të mbetet një nga femrat me simpatike të botës së modelingut. Ajo ka qenë imazhi i disa markave kryesore dhe karriera e saj padiskutim mund të themi se ka qenë një sukses i vërtetë.
Ish-Miss Bota, Zanib Naveed ka humbur jetën në një aksident me maknë. Sipas mediave të huaja, bukuroshja nga Pakistani ka humbur kontrollin e makinës së saj, tip Mercedez CL2, duke u përplasur kështu me një bordurë.
Kjo ka rezultuar fatale për Zanib, sepse mjeti u përmbys dhe ajo gjeti vdekjen e menjëhershme. Zanib Naveed u shpall Miss Pakistani në vitin 2012.
Ndarja e saj nga jeta në mënyrë të papitur ka qenë një tragjedi për familjen e saj dhe modelingun në mbarë globin.