Edhe një kosovar me letra suedeze po dyshohet për vepër të paligjshme.
Veçse rapsodi Nuredin Gashi, po shihet si kërcënues për ish-kryeministrin Albin Kurti.
Andaj për shkak të këngëve të tij me gjuhë dhune, u ndalua me të ardhur në Kosovë.
Gashi i quajti Shkëlzen Gashin dhe Albin Kurtin tradhtarë.
E posa mbërriti në Kosovë, Nuredin Gashi u ndalua nga Policia e Kosovës.
Shkas ishte pikërisht kjo këngë, për të cilën dikush e denoncoi.
Megjithatë, Gashi mohon të ketë kërcënuar Kurtin apo ish-këshilltarin e tij.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.