Nënkryetari i Skendarajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për shkuarjen në amshim të bashkëluftëtarit të tij Adem Buliqi.
Lushtaku ka shkruar në Facebook se Buliqi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së
“I dhembshëm lajmi për vdkjen e bashkëluftëtarit nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi. Ademi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së. Ishte shumë i dashur, i vendosur në parime e mikpritës i madh. Ngushëllimet më të thella familjes Buliqi, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.