Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e komandat Hajrullah Shehut, e ka dhënë ish-ushtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
Qeriqi thotë se Shehu nuk është ndalur pas përfundimit të luftës.
Postimi i plotë:
Më mërziti shumë vdekja e jote e hershme komandant Hajrullah Shehu.
Komandant, përveç kontributit të madh që dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ti nuk u ndale as pas përfundimit të luftës duke u angazhuar dhe duke punuar në kërkim të drejtave të luftarëve.
Luftëtar i lirisë nuk kam fjalë të tjera për të thënë, përveç se do të më mungosh shumë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.