8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndërron jetë kryeparlamentari evropian David Sassoli

Rekomandime

Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

- Advertisement -

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

Sassoli ishte shtruar në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.

Ai ndērroj jetë në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.Në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rikthye detyrave të tij politike në nëntor.Një votim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij ishte planifikuar për fund të këtij muaji dhe Sassoli kishte treguar se nuk do të kërkonte rizgjedhjen.

- Advertisement -

Ish-moderatori i lajmeve televizive u bë kryetar i Parlamentit Evropian me 705 vende në korrik të vitit 2019.Sassoli la një karrierë prej tre dekadash në gazetari dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian (PE) në vitin 2009.Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit