1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndërron jetë Nënë Hajria, simboli i Çamërisë

Rekomandime

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka bërë me dije se ka ndërruar jetë simboli i Qafë Botës, nënë Hajrie Karameto në moshën 82 vjeçare nga Margëlliçi i Çamërisë.

Idrizi ka shkruar: “E dëbuar nga Çameria në moshën 7 vjeçare, por ajo nuk reshti asnjëherë të vinte çdo vit në pelegrinazhin e përvitshem në Qafë Botë. Ajo u kthye në simbolin e këtij pelegrinazhi.

- Advertisement -

Nënë Hajria mrekullonte me pamjen e paqtë e mandilen e bardhë, e duatë e saja për shpirtrat e të rënëve.

Nënë Hajria se kaloi dot atë kufi që ndan dy botët tona në Qafë Botë. Ajo Çamërinë e shihte vetëm me sy e zemër çdo vit në Qafë Botë”.

Hajrie Karameto
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit