21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ndihmuan edhe kosovarët, shuhet zjarri mbi tunelin e Kalimashit

Rekomandime

Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e sotëm vatray janë fikur.

- Advertisement -

Zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar pasi është punuar gjatë gjithë natës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse.Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre. Në Lakun e Thive kanë shkuara edhe forcat e ardhura në ndihmë nga Kosova, raporton shqiptarja.com.

Mëngjesin e sotëm po vijon operacioni për të shuar vatrat e zjarrit në Kukës, teksa një natë më parë flakët e zjarrit përpinë mijëra hektarë në Malin e Rrunës mbi Tunelin e Kalimashit. 34 zjarrfikës të Kosovës prej 9 njësive me 9 automjete për terren malor dhe mjete autocisterne për mbushjen me ujë do të angazhohen në ndihmesë të ekipeve të Kukësit në zonën e quajtur Laku i Dhive në majën e Rrunës.

Flakët e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ishin të përmasave të frikshme dhe u përhapën deri në këto pamje apokaliptike për shkak të erës. Maja e Rrunës ofroi pamje ku zjarret kishin përpërirë të gjithë malin.

- Advertisement -

Në një transmetim live gjatë natës Report Tv raportoi hap pas hapi për situatën ku zjarri u afrua në Rrugën e Kombit. Në ndihmë të zjarrfikësve të Kukësit, të vetmit përballë kësaj situate, kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëses së Kosovës të cilat u përqendruan kryesisht mbi tunelin e Kalimashit për të shmangur izoIimin e tij nga tymi e zjarri.

Tuneli i Kalimashit sot

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit