-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ndizen tensionet/ Kina paralajmëron SHBA-të: Kujdes! Mos luani me zjarrin

Rekomandime

“Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës dhe dy anët e gjirit do të ribashkohen”. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm i qeverisë së Pekinit, Wang Yi, në një konferencë gjatë punimeve të sesionit vjetor plenar të Kongresit Kombëtar Popullor.

- Advertisement -

Ai lëshoi dhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kërkuar që këtë çështje ta trajtojë me shumë kujdes dhe të mos kalojë vijën e kuqe pasi sipas tij nuk ka vend për lëshime apo kompromis.
“Ne shpresojmë që administrate e re amerikane të kuptojë ndjeshmërinë e madhe të kësaj çështje dhe do të pajtohet me principin e një Kine të vetme. Shpresojmë të shohim një largim të qartë nga praktikat e administratës së kaluar që kalonte vijën e kuqe dhe luante me zjarrin dhe shpresojmë që çështja e Tajvanit të trajtohet me kujdes dhe në mënyrën e duhur”, tha Yi.

Ministri shtoi se Kina ka kapacitet të konfrontohet me çfarëdo lloj shtyse separatist.

“Shtetet e Bashkuara kanë përdorur demokracinë dhe të drejtat e njeriut si bazë për të ndërhyrë në mënyrë arbitrare në punët e brendshme të vendeve të tjera”, tha Yi, duke i bërë thirrje Uashingtonit që ta kuptojë sa më parë, pasi në të kundërt bota do të vazhdojë të jetë pa stabilitet.

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden, trashëgoi marrëdhënie mjaft të tensionuara me Kinën, ndërsa mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me praktikat ekonomike të Pekinit, Hong Kongun, Tajvanin dhe të drejtat e njeriut në rajonin Xinjiang, ku jeton një komunitet mysliman që persekutohet vazhdimisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit