15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Rusia ka përhapur këto lajme të rreme për vendet evropiane, mos i besoni

Rekomandime

Sipas një raporti të ri, Gjermania, më shumë sesa secili vend tjetër i Bashkimit Evropian, ka qenë cak i suImeve me lajme të rreme që janë përhapur nga Rusia.

“Asnjë shtet tjetër i BE-së nuk është duke u suImuar në mënyrë më të dhu.nshme se Gjermania”, thuhet në raportin e publikuar të martën nga shërbimi diplomatik i BE-së në Bruksel.

- Advertisement -

Raporti thotë se fushata sistematike janë organizuar në nivel politik përmes medieve të afërta me Kremlinin, shkruan Free Europe.

Publikimi i këtij raporti ndodhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë për fushatë të koordinuar të dezinformimit me qëllim të minimit të besimit në vaksinat e Perëndimit kundër koronavirusit.

Bashkimi Evropian ka thënë se vetëm nga viti 2015, mbi 700 raste të dezinformimit në Gjermani janë identifikuar përmes bazës së të dhënave “EUvsDisinfo”.

- Advertisement -

“Kremlini krijon një imazh intelektual të Gjermanisë, në të cilin ka pak zëra të dukshëm në një kor të rusofobisë joracionale”, thuhet më tej në raport.

Disa nga lajmet e rreme të aparatit dezinformues rus janë titujt e mëposhtëm:

- Advertisement -

“Norvegjia e ka legalizuar incestin”;

“Nacionalistët e Ukrainës kanë kryqëzuar një fëmijë 3-vjeçar në lindje të këtij shteti”;

“Imigrantët kanë dhu.nuar se*uaIisht një vajzë ruse në Gjermani”;

“Instruktorët lituanezë të NATO-s kanë dhu.nuar se*uaIisht vajza në Ukrainën lindore”;

“Shtetet skandinave marrin fëmijë nga familjet ruse”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit