Edhe pse në ambientet brenda QKUK-së është rreptësishtë e ndaluar pirja e duhanit, kjo nuk po i ndalon pacientët që atë ta konsumojnë brenda sallave ku po qëndrojnë të shtrirë për kurim.
Gazeta Express ka siguruar një video ku shihet një pacient i QKUK-së (nuk dihet se në cilin repart), duke pirë cigare brenda dhomës ku ishte i shtrirë.
I njejti shihet me fasha në duar, si dhe duke pirë cigare anash shtratit të tij.
Në të njejtën dhomë, siç dëgjohet edhe nga video ka edhe persona të tjerë, të shtrirë.
“Çka sheh njeri në spital”, dëgjohet duke thënë një person.